Google ADS

Tony Blair arrin në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, pritet nga presidentja Osmani

09:32 | 10 Qershor 2024
A Z

Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Pas takimit, Osmani dhe Blair pritet të deklarohen për media.

Blair pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00  me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, ish-kryeministri pritet të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti si dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ish-kryeministri britanik do të, pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme