Dashi
Kjo ditë do jetë më e qetë sesa duhet për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini në heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund të sjelle probleme. Beqaret do marrin një propozim nga dikush që para disa kohësh e kanë pasur inat. Mendohuni mire para se ta refuzoni. Financat do jenë të mira, por mos kryeni shpenzime të kota.
Demi
Jupiteri do jetë aleati juaj në jetën sentimentale dhe gjithçka do shkojë më së miri. Komunikimi do jetë i mirë dhe pasioni në mbrëmje do të rindizet. Beqarët duhet të tregohen me realiste dhe jo të kërkojnë “gjilpërën në kashtë”. Askush nuk është perfekt. Të ardhurat nuk do jenë aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato që iu duhen.
Binjaket
Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjëra me partnerin dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Beqarët duhet t’i marrin me seriozisht propozimet që do iu bëhen, jo të tallen. Perspektivat financiare do jenë të mira. Në këtë sektor mund të jeni shumë të qetë. Nëse keni marrë para hua është koha për t’i shlyer.
Gaforrja
Planetët do iu mbështesin gjate gjithë kohës sot dhe jeta në çift do jetë më entuziazmues se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagojë ai. Beqaret do njohin dikë interesant gjatë një feste punë apo në ndonjë party me miqtë e ngushtë. Në planin financiar mund të keni ndonjë mini-krizë. Tregohuni të vëmendshëm dhe merrni masa para së gjendja të përkeqësohet.
Luani
Të dashuruarit nuk duhet të qahen aspak gjatë kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni edhe me mire. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë me të lehte të bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shumë kujdes dhe rigorozitet për të mos pasur probleme.
Virgjeresha
Lidhja juaj do kalojë një dite të stuhishme dhe të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri të bejë gjithmonë atë qe doni ju sepse nuk keni për të arritur askund. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas personave që kanë një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një të trete. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.
Peshorja
Atmosfera ne çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja qe ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.
Akrepi
Venusi do e mbrojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe të dashurit tuaj të zemrës. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jene të begata. Do arrini të shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.
Shigjetari
Do e keni të thjeshtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah gjate kësaj ditë dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Beqarët nuk duhet të dëgjojnë ato që do iu thonë të tjerët, por të reflektojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e duhura. Në planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shumë shpejt ky sektor do jetë goxha më i mire se tani.
Bricjapi
Ka rrezik qe çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjate kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mire para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.
Ujori
Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten shume. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm në këtë mënyrë ai do e kuptojë se çfarë ndjeni me të vërtetë për të. Beqarët nuk do kenë shume fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullueshme falë surprizave të miqve të ngushtë. Në planin financiar mos ëndërroni të bëni shpenzime marramendëse sepse do keni vështirësi më pas.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...