Google ADS

Apple publikon reklamën e re ‘të çuditshme’ për veçorinë me prekje të dyfishtë

23:02 | 9 Qershor 2024
D.H

Tetorin e kaluar, kur Apple prezantoi ​​​​watchOS 10.1, përditësimi solli një veçori të re në Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2: gjestet me prekje të dyfishtë.

Duke trokitur shpejt dy herë, Apple Watch përdor S9 SIP (System In Package) që zgjedh automatikisht veprimin kryesor për shumicën e aplikacioneve dhe njoftimeve.

Ka dy situata ku gjesti i prekjes së dyfishtë mund të bëjë më shumë se një gjë, ai mund të alternojë mes “Luaj” dhe “Ndalo” ose mund të kapërcejë një pjesë.

Një nga gjestet me prekje të dyfishtë do t’ju lejojë të bëni një foto, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe ky është fokusi i reklamës së re të çuditshme të Apple.

Ajo fillon me një burrë që qëndron në varkën e tij duke luftuar për të mbajtur një peshk të madh. Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të shkrep një foto duke mbajtur peshkun, ndërsa telefoni i tij ndodhet në një tavolinë përballë.

Pyetja kryesore është, si do të jetë në gjendje peshkatari të bëjë foton nëse ka një distancë nga telefoni?

E thjeshtë. Shikoni teksa ai me prekje të dyfishtë në Apple Watch e realizon fotografinë që dëshiron nga iPhone 15 Pro.

Të ngjashme