Sveçla: Afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës

22:58 | 9 Qershor 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se këtë vit, 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në platformën X, Sveçla shtoi se komuniteti serb përbën 5 për qind të totalit të forcës së policisë, përcjell Arbresh.info.

“Dhe afro 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e RKS”, shkroi Sveçla.

Ndërsa sot gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se për pesë muajt e parë të këtij viti, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat me shumicë serbe./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kurti: 2024-ta është vit i integrimit të komunitetit serb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme