Italia fiton minimalisht në testin e fundit para Evropianit

22:45 | 9 Qershor 2024
D.H

Italia fiton minimalisht miqësoren e fundit në prag të Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Frattesi pas asistimit nga Chiesa në minutën e 38-të, shkruan Arbresh.info.

Boshnjakët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar mirëpo pa sukses.

Kurse Italia pati edhe një mundësi të artë përmes Scamaccas në minutën e 73-të, mirëpo pa arritur të shënoj golin e dytë.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Italisë pas atij barazimi pa gola ndaj Turqisë ditë më parë.

Teksa pas kësaj ndeshje azzurët do të udhëtojnë në Gjermani në kuadër të Euro 2024.

Ndeshja e parë e Italisë në Evropian do të jetë ndaj Shqipërisë të shtunën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të grupit B.

Përvec këtyre dy kombëtareve në këtë grup ndodhen edhe Kroacia dhe Spanja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme