Niveli qendror tash e katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në ndihmë Komunës së Malishevës për sa i përket dezinsektimit.
Siç dihet, Malisheva është njëra ndër zonat me të rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemorragjike. Kështu kanë deklaruar për Radio Kosovën zyrtarë nga Drejtoria për Shëndetësi në këtë komunë.
Me rritjen e temperaturave janë regjistruar disa raste të pickimit nga rriqrat, që janë bartës të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.
Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që më së shumti është e rrezikuar nga rriqrat dhe për këtë arsye ka filluar dezinsektimin në zonat endemike.
Halit Mazreku, menaxher për emergjenca në Malishevë, tha se Komuna e Malishevës ka kontraktuar një firmë për dezinsektimin e 250 hektarëve, por që kjo sipas tij, është e pamjaftueshme krahasuar me zonat që kanë nevojë për dezinsektim.
“Janë të pamjaftueshme në krahasim me 39 zona që i ka Komuna e Malishevës. Këta 250 hektarë mundohemi që t’i shpërndajmë në vatrat, zonat endemike sidomos në ato pjesë kur në të kaluarën ka pasur edhe viktima si dhe ne zona ku për momentin paraqitën raste me të shumta të infektimit nga rriqrat”, tha Mazreku.
Ndërkaq, Hajdin Berisha, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Malishevës, tha se organet përgjegjëse shtetërore, siç është Këshilli Ndërministror, duhet të marrin masat e nevojshme për luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, si masë më efektive në luftimin e rrezikut që vjen nga pickimi i rriqrave:
“I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht ministrit të thërrasë Këshillin Ndërministror e t’i marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, sepse nga niveli qendror deri me tani qe 4 vjetet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet në këtë drejtim dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Ministrisë së Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, apeloi Berisha.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...