Ishte krahu i djathtë i Fadil Vokrrit, kujton legjendën në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij

16:32 | 9 Qershor 2024
D.H

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë gjashtë vite më parë.

Njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Krahu i djathtë i Vokrrit ishte Flamur Bunjaku, njeriu që bëri jashtëzakonisht shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Bunjaku ka kujtuar Vokrrin në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“6 vite pa mikun dhe vëllun tim Fadil Vokrrin. Çdo ditë pa ty është e zymtë. Gjithmonë falënderues për gjithçka që ke bërë për futbollin dhe Kosovën. Pusho i qetë vëlla, do të kujtojmë përgjithmonë. Me mall, miku yt i shtrenjtë Flamur Bunjaku”, ka shkruar Bunjaku.

Kujtojmë që Flamur Bunjaku ishte personi i vetëm së bashku me Fadil Vokrrin në kongresin e FIFA-s në Meksikë në vitin 2016, kur Kosova u pranua me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botërorë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme