Google ADS

Kryeministrja daneze flet pasi e sulmuan: Jam e tronditur

14:53 | 9 Qershor 2024
E.G

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është deklaruar për media pas sulmit ndaj saj.

Përmes një mesazhi në Instagram, Frederiksen tha se është mirë dhe falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe mesazhet.

“Jam e pikëlluar dhe e tronditur nga ngjarja e djeshme, por jam mirë. Kisha nevojë për “paqe dhe qetësi” dhe për të qenë me familjen time.

Autori i sulmit tashmë i arrestuar, sulmoi fizikisht Kryeministren daneze të premten në mbrëmje në Kopenhagen.

Hetuesit danezë nuk janë shumë të bindur nëse sulmi ishte i motivuar politikisht.

Autori do të qëndrojë në paraburgim deri më 20 Qershor.

Incidenti i të premtes ndodhi dy ditë para se votuesit danezë t’u drejtoheshi kutive të votimit për zgjedhjet europiane.

Mette Frederiksen është Kryeministre e Danimarkës që prej vitit 2019 dhe është cilësuar si pretendente për një post të lartë në Bashkimin Europian.

Sulmi ndaj saj është dënuar nga udhëheqësit e BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme