Në moshën dy vjeçare, jeta e sfidojë me humbjen e një gjymtyrë të dorës gjatë bombardimeve të NATO-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por, për Endritin, ky moment nuk ishte vetëm një shenjë e fatit, por një sfidë që e bëri të rritet më shumë se çdoherë. Në këtë histori të shkruar me guxim dhe përmbysje të çdo barriere, Endrit shndërroi çdo pengesë në një shkallë për sukses. Sot, ai nuk është thjesht një person i fortë dhe i vendosur, por një udhëheqës i shquar, drejtues i një prej fabrikave më unike në Kosovë.
Endrit Rexhaj nga Prizreni ka hapur dyert e tij për të gjithë ata që ndajnë fatin e njëjtë me të, duke themeluar një fabrikë të letrave higjienike, duke punësuar persona me aftësi të kufizuara.
“Fabrika “Freesia” që bënë prodhimin e letrave higjenike është themeluar më 18 maj 2023. Për momentin këtu janë të punësuar 10 punëtor. Punët në fabrikën tonë janë sipas ligjit të punës, sigurimi shëndetësor, rroga është 650 euro dhe gjithashtu shujtat ditore. Orari i punës është prej orës tetë deri në orën katër”, thekson ai.
Endriti na tregon edhe idenë se si ka ardhur për ta hapur një biznes të tillë.
“Ideja për ta zhvilluar një biznes të tillë ka ardhur kur kam qenë që shtatë vite pjesë e kompanisë “Futex”, ku kam qenë se sektorin e IT-së, por duke parë përformancën time në mesin e disa punëtorëve më të dalluar, ku Shaqir Palushi e ka financuar përmes fondacionit goldeneagle”, tregon ai.
Përmes trajnimeve të përshtatshme dhe orarit të punës të rregullt, Endriti thotë se ata kanë arritur një nivel produktiviteti të lartë dhe prodhimi i tyre arrin deri në 1000 pako në ditë.
“Jeta e punëtorëve në këtë kompani ka ndryshuar për të mirë, janë shumë falënderues sepse mbi 80 përqin e stafit nuk kanë punuar asnjëherë. secili nga punonjësit këtu ka trajnimin adekuat, orari i tyre është ka tetë orë punë në ditë me një orë pauzë. Këta punëtorë prodhojnë deri në 1000 pako në ditë. Kemi pas shumë sfida, një ndër to ka qenë organizimi i stafit, tregu është sfida më e madhe, por mendoj që ne të gjitha sfidave mund të ja dalim”, pohon ai.
Një nga punëtoret e kësaj fabrike, Drita Xhylani, thotë se asnjëherë nuk është ndjerë e paragjykuar për shkak të gjendjes së saj fizike.
Puna këtu tash e një vit e ka motivuar duke i shtuar vetëbesimin dhe dëshirën për jetë.
“Në këtë punë që e bëjë nuk kam asnjë paragjykim, në këtë fabrikë punoj që një vit e dy muaj. Kushtet janë shumë të mira, përshtatet me gjendjen tonë si e kemi. Kjo punë më ka ndryshuar jetën kompletë në të gjitha sferat, sepse kam qenë pa punë e ndjeja vetën të pa motivuar, pot tash jam shumë e motivuar. Këtu e kaloj mjaftë mirë është gjithçka në rregull. Puna është e lehtë përshtaten me gjendjen time siç e kam”, shprehet Xhylani.
Me një dëshirë të thellë për të punuar dhe për të dhënë maksimumin në çdo detyrë edhe Elmi Qamili, tregon përvojën dhe mundësinë që i dha kjo punë.
“Në këtë fabrikë jam që nga hapja. kushtet janë mjaftë të mirë, jam shumë i kënaqur jeta më ka ndryshuar për të mirë, unë këtu punoj në paketim. Puna nuk është edhe aq e rëndë. Nuk kam menduar asnjëherë ta lë punën sepse nuk kam pasur asnjë pengesë”, tregon Qamili.
Kujtojmë se në vitin 2009, Kosova ka miratuar ligjin për punësimin dhe riaftësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përbëjnë 10 përqindëshi e popullsisë së Kosovës, më saktësisht mbi 150 mijë persona./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Matt Gaetz tërhiqet nga emërimi për postin e prokurorit të p...
Haradinaj: Me kalimin e kohës Kosova po e rrit jo vetëm prod...
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, MEPJ: Shqiptar...
Plagosja e dy personave në Vranjefc, krejt çka dihet deri më...
Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeropo...
Hovenier mirëpret ndihmësadministratoren e USAID-it