Aksident mes dy veturave në Mitrovicë

09:01 | 9 Qershor 2024
E.G

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje në rrugën Mitrovicë-Jarinje.

Sipas policisë, nga rasti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale, shkruan Arbresh.info.

“AKSIDENT TRAFIKU ME DËME Dren, Zveçan / 08.06.2024-18:45. Në rrugën nacionale (Mitrovicë-Jarinje) ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme