Google ADS

Rusia burgos shtetasin francez të akuzuar për mbledhjen e të dhënave ushtarake

13:52 | 8 Qershor 2024
K.B

Gjykata e Moskës urdhëroi që një shtetas francez i akuzuar për mbledhje të informacioneve mbi çështjet ushtarake në Rusi, të mbahet në burg deri në pritje të hetimeve dhe gjykimit.

Laurent Vinatier u arrestua në kryeqytetin rus të enjten. Autoritetet akuzuan Vinatier se grumbullonte informacione rreth “aktiviteteve ushtarake dhe ushtarako-teknike” të Rusisë, të cilat mund të përdoren në dëm të sigurisë së vendit.

Ata nuk dhanë detaje të akuzave përtej pretendimit se Vinatier udhëtonte vazhdimisht në Rusi për të mbledhur këtë informacion. Sipas ligjit rus, kjo është një vepër penale e dënueshme deri në pesë vjet burg.

Vinatier u paraqit në gjykatë të premten dhe gjykata i caktoi francezit paraburgim deri më 5 gusht.

Arrestimet me akuza për spiunim dhe mbledhje të të dhënave të ndjeshme janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në Rusi që kur dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme