Botuesi Vehbi Bajrami ka takuar gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s për Evropën, nën drejtimin e të cilit, 25 vjet më parë, u çlirua Kosova.
Synimi i vizitës ishte për t’i shprehur mirënjohjen gjeneralit në pension, i cili vazhdon të përkrahë Kosovën në hapat e saj për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.
Siç njofton gazeta shqiptaro-amerikane “lllyria”, Gjenerali Clark e priti ngohtësisht botuesin e gazetës Vehbi Bajrami me të cilin janë takuar disa herë më parë në New York dhe Washington. Ata biseduan gjerësisht për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe evokuan kujtimet e vitit 1999, kur NATO çliroi Kosovën.
“Pa ndihmën e Amerikës dhe rolit të Gjeneralit Clark, Kosova nuk do të ishte sot e lirë dhe e pavarur. Kosova i është mirënjohëse për jetë Gjeneralit Clark”, ka thënë botuesi Vehbi Bajrami.
Gjenerali Clark është shprehur krenar për rolin që ka luajtur në atë kohë.
“Ne i dhamë fund fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Gazeta Illyria shkruan se gjenerali Clark edhe sot, i ndjek zhvillimet në Kosovë dhe ndonëse e përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është kritik ndaj politikës amerikane që po ushtron më shumë presion ndaj Kosovës./rtk
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...