Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sportistin, Shaban Tërstena.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar.
Kurti përmend faktin se ai u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë.
“Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar. Kampion olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984. Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë. 40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë. Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988”, ka shkruar Kurti, shkruan Arbresh.info
Kurti bëri të ditur se gjatë bisedës, Tërstena i ka treguar se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme.
“Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai. Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç. Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës”, ka shkruar Kurti.
Në takim u fol edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, ku Tërstena i cilësoi si një sukses të jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë./Arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia