Google ADS

Kurti: Mbështetja për Preshevën nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë

21:13 | 7 Qershor 2024
KRG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku e ka uruar për fitoren, siç tha a, ‘bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur’.

“Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Kurti në një postim në ‘Facebook’.

Kurti ka shkruar poashtu se për këtë të fundit e ka njoftuar se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.

“Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi”, ka shkruar  Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirëprita në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.

Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi.

Të ngjashme