Komisioni Evropian rekomandoi ditën e premte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, duke thënë se këto dy vende janë gati për nisjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas Radios Europa e Lirë, KE u tha ambasadorëve të BE-së se Kievi zyrtar dhe Kishinjevi i kanë përmbushur reformat e nevojshme për t’i filluar bisedimet zyrtare.
Në rastin e Ukrainës, plotësimi i reformave përfshinte luftën kundër korrupsionit, demokratizimin, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, ndërkohë, Moldavia duket se i ka plotësuar kriteret për reforma në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.
Brukseli po i nxit këto dy vende ta vazhdojë rrugën e tyre drejt Evropës, para periudhës tranzitore në bllok, i cili do ta zgjedhë Parlamentin e ri në zgjedhjet e kësaj fundjave.
Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022./A2CNN
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?