Google ADS

Begaj takon Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë: Marrëdhëniet mes vendeve, në nivele shumë të larta

14:30 | 7 Qershor 2024
R J

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, priti të premten në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

Begaj theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat. Presidenti vlerësoi se në siguri dhe mbrojte ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj e falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë.

Kreu i Shtetit i përcolli Gjeneral Gurak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes FKOR-it, ku Turqia ka aktualisht komandën./abcnews.al

Të ngjashme