Google ADS

Hungaria nuk është dakord me anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE

14:15 | 7 Qershor 2024
K.B

Komisioni Evropian u ka thënë vendeve anëtare të BE-së se si Ukraina ashtu edhe Moldavia kanë përmbushur kriteret e nevojshme për të nisur negociatat formale për pranimin e tyre në bllok dhe e vetmja gjë që i pengon është vendimi i shteteve antare.

Sipas shumë vendeve të BE, Ukraina dhe e Moldavia kanë plotësuar shumicën e kërkesave.

Ndërkohë që kjo do të thotë se fillimi i bisedimeve duhet të jetë i afërt, burimet diplomatike thonë se qeveria hungareze po bllokon aktualisht këtë lëvizje për shkak të shqetësimeve që Ukraina është e papërgatitur për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Qeveria e Orbanit që do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së nga korriku, duke i dhënë asaj fuqinë për të vendosur axhendën dhe për të kryesuar takimet ministrore, kjo bën ministrat e BE-së të kenë frikë se bisedimet mund të prishen nëse Hungaria nuk pranon deri në fund të qershorit.

Përpara se bisedimet të fillojnë, shtetet anëtare duhet të vendosin njëzëri kornizat e negociatave të cilat përcaktojnë parimet dhe udhëzimet që do të drejtojnë bisedimet e pranimit të Brukselit me Kievin dhe Kishinau./euronews

Të ngjashme