Kryeministri Kurti në mbledhjen komemorative për akademik Rexhep Ferri, duke vlerësuar lart figurën e tij, tha se si piktor i brezit të parë në radhët e formimit të Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ishte artist me imagjinatën det.
“Piktor i brezit të parë në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, artisti me imagjinatën det, kreshniku patriot Rexhep Ferri, nuk na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe. Ai do të na përcjellë të gjithë neve që patëm fatin madh ta njohim nga afër, por ai do t’i përcjellë edhe brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai”, tha kryeministri Kurti.
Ai duke kujtuar thëniet e intelektualit Ferri, Kurti tha se Ferri do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën e mendimit.
“Sot nuk jemi mbledhur këtu për ta kujtuar vetëm një artist, por jemi këtu sepse një intelektual i shquar do të vazhdojë t ë na ndriçojë rrugën e mendimit”, tha Kurti./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...