Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se Kosova është gjithmonë gati për zgjedhje të reja.
Në një intervistë së fundmi, Kurti ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në vjeshtë ose në dimër nëse ka një dakordim me opozitën.
“Mund të jenë në vjeshtë ose në dimër varësisht se a do të mund të ketë ndonjëherë ndonjë dakordim me opozitën që të bëhet caktimi i muajit për zgjedhje të reja. Unë ndodhem në vitin e fundit të këtij mandati dhe kanë ngelur më pak se 10 muaj andaj kam shprehur gatishmëri që në njërën anë t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare që janë të rëndësishme dhe në anën tjetër të caktojmë datën, por nuk u bë në këtë pranverë, ta shohim çka sjell vjeshta dhe dimri”, tha kryeministri në një intervistë për TV Kamenica./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...