Kardiologu Novruz Caushaj, tha se efektet e pijeve energjike kanë një efekt negativ në shëndetin e fëmijëve, por jo vetëm.
Ai shpjegoi se konsumi i lartë i pijeve energjike rrit mundësinë për infarkt.
“Stimulimi i alkoolit me pijen energjike rrit rrahjet e zemrës, jo vetëm kjo po dhe vetëm kafeina. Rritja e rrahjeve të zemrës do të shtoj kërkesën për oksigjen. Ne momentin që ti ke rrahje të shpejta bie ndesh kërkesa me plotësimin e organizmit. Dhe në momentin që kemi kërkesë të madhe për oksigjen dhe furnizim të vogël me oksigjen ndodh infarkti”, tha mjeku.
Mjeku shpegoi gjithashtu dhe efektin psikologjik të pijeve energjike dhe dëmin e bashkimit të tij me alkool.
“Në momentin që pija energjike kombinohet e alkoolin, ajo e bën që pacienti të dëshirojë të pijë alkool më shumë, sepse e zbut efektin e depresionit qe jep alkooli si rezultat i kafeinës që ajo ka. Ka raste që kombinohet vera me pije me gaz, ose pije energjike me alkool e bëjnë për të zbutur nivelin e marrjes fillestare të alkoolit, por ajo nuk e ul thjesht aftësinë që ka organizmi për të kuptuar sasinë e alkoolit që futet”, tha mjeku./euronews.al
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...