Google ADS

Presidentja Osmani viziton komunën e Drenasit

07:11 | 7 Qershor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot viziton komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit për media, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile si dhe do ta vizitojë Parkun e Biznesit; dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

Vizita e presidentes Osmani në Drenas do të nis duke filluar nga 11:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme