Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ishte për vizitë ngushëlluese në familjen e ish të burgosurit politik, Beqir Bilalli, që u nda nga jeta me 4 qershor.
“Beqir Bilalli ishte pjesëmarrës në demonstratat e viteve 80-ta. Ai u arrestua në gusht të vitit 1998 në Prishtinë, për t’u transferuar fillimisht në burgun e Mitrovicës, e pastaj edhe në burgun e Pozharevcit. Aty, i ndjeri Beqir Bilalli dhe tash kryeministri Kurti kishin ndarë dhomën e burgut, dhe bashkë u kishin bërë ballë torturave të gardianëve të burgut të regjimit të Beogradit.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kryeministri u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, teksa ndau me ta kujtimet e tij me të ndjerin, Beqir Bilalli.
Pas lirimit nga burgu, Bilalli ushtroi profesionin e minatorit në Trepçë deri në pensionimin e tij në shkurt të vitit 2020.
Ai vdiq në moshën 69 vjeçare.
Në shenjë mirënjohje për vizitën e kryeministrit, familjarët i dhuruar kryeministrit një kristal nga miniera e Trepçës./Arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...