Katër persona janë ndaluar për 48 orë pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komunikata e plotë:
Ndalohen për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor
Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri./Arbresh.info/
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit