Sveçla takoi homologun italian, flasin për luftën kundër krimit të organizuar

19:49 | 6 Qershor 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me homologun e tij në Romë, Matteo Piantedosi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në takim është biseduar për angazhimin e përbashkët për luftë kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, shkruan Arbresh.info.

Fusha në të cilat, siç tha ministri Sveçla, policitë e të dyja shteteve gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer,

“Me Ministrin Piantedosi u dakorduam për thellim të bashkëpunimit bilateral për tu përballur sukseshëm me sfidat që dy vendet tona ballafaqohen.”, ka shkruar ai.

Më tej, Sveçla bëri të ditur se e ka ftuar Ministrin Piantedosi për vizitë në Kosovë.

“Me kënaqësi e ftova Ministrin Piantedosi për vizitë në Republikën e Kosovës dhe deri në atë kohë, ekipet tona do të angazhohen për konkretizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme