Dy yje të futbollit evropian, janë lënë jashtë skuadrës së Kombëtares së Anglisë për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
Selektori i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, ka lënë jashtë listës së lojtarëve Jack Grealish dhe Harry Maguire, shkruan Arbresh.info.
Dy lojtarët ishin të përfshirë në listën e gjerë të l36 lojtarëve të ftuar, mirëpo atë listë duhej të zvogëlohej në 26 lojtarë.
Grealish nuk ishte në kulm në sezonin 2023/24 me Manchester Cityn, pasi kishte shënuar vetëm tre gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. 28-vjeçari ka qenë më parë një lojtar i rregullt në skuadrën e Southgate dhe ka qenë pjesë përbërëse e Anglisë që arriti në finalen e Euros në 2021.
Ndërsa Maguire, nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje që nga maji prill për shkak të një dëmtimi në pjesën e pasme të këmbës.
Federata e Futbollit të Anglisë, ka lëshuar një deklaratë ku kanë bërë të ditur se qendërmbrojtësi i Manchester United, po ndiqte një progam individual dhe nuk ishte pjesë e grupit të lojtarëve në stërvitje e sotme.
Maguire ka luajtur 63 ndeshje për vendin e tij, ndërsa Grealish është paraqitur 36 herë.
Sipas mediave angleze, ende nuk është bërë e ditur lista zyrtare e 26 lojtarëve që do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian.
Ndërsa selektorit anglez, ka kohë deri të premten në ora 00:00 për të publikuar listën finale. /Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...