Euro 2024 po troket, Luciano Spalletti dhe të kaltrit janë gati të tentojnë një tjetër sukses si në vitin 2021. E mbështet kombëtaren italiane, si shumë të tjerë, edhe Francesco Totti, i cili i ka ndrequr marrëdhëniet me trajnerin Spalleti:
“Marrëdhënia jonë gjithmonë ka qenë e shkëlqyer. Ishte vetëm një moment konfuzioni, që ne e lamë pas krahëve, si të rritur.”
Italia nuk ka bindur në miqësoren kundër Turqisë:
“Këto ndeshje llogariten deri në një pikë. Kur të fillojë aventura europiane, kombëtarja do të tregojë vlerën e saj”.
Nga kombëtarja te Roma, në drejtimin e së cilës Daniele De Rossi bëri gjithçka mirë, edhe pse nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në Champions:
“Daniele është njeriu i duhur për Romën dhe ai po e vërteton këtë duke bërë mirë. Shpresojmë që ai të mund të ketë një fillim të mirë të sezonit dhe që klubi ta mbështesë atë.”
Ndër kundërshtarët e Romës do të jetë Napoli i ri i Antonio Contes:
“Do të shohim se çfarë ekipi do të ndërtojë De Laurentiis. Të gjithë e dimë se si është trajneri dhe çfarë skuadre dëshiron të ndërtojë. Ai me siguri do të dëshirojë të fillojë në këmbën e djathtë në përpjekje për të rikthyer titullin te Napoli”./Ss
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...