Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e profesorit të ndjerë, Rexhep Ferri.
Duke shprehur ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri tha se Rexhep Ferri, piktor, profesor dhe shkrimtar, ishte një figurë e ndritur e kulturës dhe artit tonë kombëtar e cila nuk do të harrohet kurrë.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Ferrit. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës. Rexhep Ferri, piktor, profesor dhe shkrimtar, ishte një figurë e ndritur e kulturës dhe artit tonë kombëtar e cila nuk do të harrohet kurrë”, shkroi Kurti.
“Profesori jonë i nderuar, doajeni i shquar Rexhep Ferri që nga fillimet e tij në Pejë, deri te kontributet e tij si pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës la një trashëgimi të pasur artistike dhe edukative. Veprat e tij janë vlerësuar lart nga kritika dhe ai ka ndihmuar në formimin dhe ngritjen e shumë artistëve të rinj. Republika e Kosovës do të përkujdeset që vepra e tij të dokumentohet, të mbrohet dhe që çdo gjeneratë e re ta njoh veprën e tij”, shkroi Kurti.
“Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Le ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit”, tha ai./Arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?