Hansi Flick merr vendim për të ardhmen e Vitor Roques

15:48 | 6 Qershor 2024
KRG

Vitor Roque pritej të ishte largimi i parë nga Barcelona, por gjërat duket se kanë ndryshuar.

Sulmuesi brazilian nuk ishte fare në planet e trajnerit Xavi Hernandez, megjithatë pas shkarkimit të spanjollit gjërat kanë ndryshuar dhe janë në favor të brazilianit.

Ardhja e trajnerit gjerman Hansi Flick ka bërë që të ndryshojë gjithçka në të mirë të brazilianit i cili duket se do të mbetet pjesë e gjigantit katalunas.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Flick ka marrë tanimë vendim për të ardhmen e Vitor Roques dhe do ta mbajë atë në skuadër.

Trajneri gjerman së paku dëshiron ta shoh sulmuesin brazilian në fazën përgatitore dhe beson se ai mund të jetë një golashënues i mirë për Barcelonën.

19-vjeçari iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar të janarit për shumën e 40 milionë eurove, derisa në 16 ndeshje që ka luajtur në total 353 minuta dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Interesim për brazilianin kanë shfaqur Valencia, Sevilla dhe Arsenal. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme