Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, Ema Radoiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Arbresh.info, ajo është duke u intervistuar nga hetuesit policorë në veri nga departamenti i Krimeve të Rënda në prani të avokatit të saj.
Ende nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.
Ndryshe, Milan Radoiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.
Pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...