Kurti takon stafin civil të kryeministrisë, i falënderon për punën e mbarë

12:03 | 6 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me stafin civil të kryeministrisë.

Kurti ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka bërë të ditur se e ka pirë kafen e mëngjesit me ta, si shenjë falënderimi për punën e mbarë.

“Një kafe e mëngjesit me stafin civil të kryeministrisë, për një ditë të mirë e si falënderim për punën e mbarë”, ka shkruar Kurti krahas fotografive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme