Google ADS

Pesë të mitur dyshohet se vodhën disa biçikleta dhe helmeta në një objekt në Junik

09:07 | 6 Qershor 2024
E.H

Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj pesë të mitur të cilët me datën 25.05.2024 dyshohet se kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës në një objekt në Junik.

Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar, shkruan Arbresh.info.

Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit

“Junik / 25.05.2024 – 11:00. Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme