Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe një herë për raportin e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe për relacionin që ka Kosova me Shqipërinë.
“Ne për këto tre vite i kishim dy mbledhje të përbashkëta të qeverive. Unë mendoj se duhet ti kishim së paku 3 mbledhje. Kemi bërë 58 marrëveshje bilaterale që janë zbatuar shumë mirë. Kemi hapur 26 vendkalime kufitare për rreth 200 mijë banorë në të dy anët e kufirit. Kemi bërë tregun e përbashkët energjetik ALPEX. I kemi dy zyra doganore të Kosovës në Porto Romano dhe në Durrës. Kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhën Prishtinë-Durrës, që me gjasë përfshin një segment jetik për aspektin historik kulturor të kombit shqiptar, e që është ai Gjakovë-Shkodër”, ka thënë Kurti.
Edhe pse nuk janë kursyer aspak në gjuhën me të cilën i janë referuar njëri-tjetrit dhe margjinat e komunikimit bilateral s’kanë qenë fort pozitive, Kurti vlerëson faktin se bashkëpunimi mes ministrave të dy vendeve ka qenë më i miri se çdo qeveri e mëparshme.
“Në kuptimin e punëve të kryera, rezultateve të arritura mendoj se jemi më mirë se të gjitha qeveritë e mëhershme. Edhe ndonjëherë kur është dukur që ne si dy kryeministra nuk i kemi marrëdhëniet e shkëlqyeshme kjo nuk ka vlejtur asnjëherë për ministrat”, shprehet kryeministri.
Megjithatë, Kurti ka theksuar se krisja kryesore me Ramën ka ndodhur për shkak të qëndrimeve ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.
“E kemi atë dallimin për çështjen e Ballkanit të Hapur, e qëndrimit karshi Beogradit e me radhë por në kuptimin e afrimit, integrimit Kosovë-Shqipëri unë besoj se janë dramatizuar si karikaturë dallimet, ndërkohë që gjërat pozitive janë heshtur disi”, deklaroi Kurti
Kurti tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po ndërmerr masa dhe po përgatitet, që nëse “vendosin të na sulmojnë, të dështojnë”.
Ai tha se në tri vitet e fundit janë shtuar 1852 ushtarë dhe është trefishuar shpenzimi për armatim e municion.
“Serbia vazhdimisht bën kërcënime dhe nuk e dimë kur do t’i matrializojë ato, ndërkaq përvoja dhe historia na mësojnë që ai që bën kërcënime një ditë edhe i aktualizon. Duhet të jemi vigjilentë e të përgatitur, prandaj edhe po e forcojmë ushtrinë tonë e kemi hequr tavanin për numrin e ushtarëve e kemi zgjeruar moshën e ushtarëve nga 23 në 25 vjeç. Për tri vitet e kaluara i kemi shtuar 1852 ushtarë ne FSK dhe 600 ushtarë të rinj sivjet. Nga SHBA po blejmë raketa anti-tank Javelin, ndërkaq nga Republika e Turqisë po blejmë dronë Bayraktar dhe përveç kësaj e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve për ushtarë e oficierë jashtë vendit, është trefishuar shpenzimi për armatim e municion e ndërkohë është dyfishuar buxheti për mbrojtje, këto po i bëjmë se ekziston kërcënimi real nga Serbia e shpeshherë i shoqëruar edhe nga Rusia”, tha Kurti në A2 CNN.
“Serbia nuk distancohet nga Millosheviqi e Putini”, shtoi Kurti.
Ai tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po përgatitet.
Kurti tha se vendi ynë duhet të bëjë kapacitete dhe aftësi ushtarake që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm.
“Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë ushtri më të madhe apo më të fuqishme se Serbia tani. E ardhmja është e hapur, natyrisht, por ne duhet të bëjmë kapacitete dhe aftësi ushtarake të tilla që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm”, tha Kurti.
“Vigjilencën duhet ta kemi sepse rreziku permanent nga Serbia nuk është eleminuar”, shtoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...