Kanë nisur sot zgjedhjet në Bashkimin Europian, ndërsa procesi i votimit do të zgjasë deri më 9 qershor. Janë rreth 373 milionë persona nga 27 vendet anëtare të BE-së do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj në Parlamentin Europian, i vetmi institucion i zgjedhur drejtpërdrejt i BE-së.
Sipas parashikimeve, votimi, i mbajtur çdo pesë vjet, pritet të forcojë partitë e ekstremit të djathtë në mes të një rritjeje të pakënaqësisë për bllokun qendror kryesor, me implikime për çështje që variojnë nga ndryshimet klimatike dhe migrimi tek politika e jashtme dhe të drejtat sociale.
Si funksionojnë zgjedhjet evropiane?
Votuesit do të shprehin preferencën e tyre për partitë politike kombëtare në një mënyrë jo të ndryshme nga një votë kombëtare. Pasi të zgjidhen, shumica e politikanëve më pas i bashkohen grupeve politike transnacionale evropiane sipas orientimit dhe ideologjisë politike.
Dy grupet më të mëdha parlamentare evropiane kanë qenë historikisht Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) e qendrës së majtë. Liberalët, të përfaqësuar në grupin Renew Europe (RE) dhe Të Gjelbrit kanë qenë gjithashtu vendimtarë në formimin e shumicës në trupin transnacional.
Votimi fillon në kohë të ndryshme në varësi të vendit. Holanda shkon në zgjedhje më 6 qershor, e ndjekur nga Irlanda dhe Republika Çeke një ditë më vonë. Italia, Letonia, Malta dhe Sllovakia fillojnë votimin më 8 qershor, ndërsa pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së votojnë më 9 qershor. Rezultatet pritet të shpallen më vonë mbrëmjen e 9 qershorit.
Votuesit do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit Evropian dhe vendet ndahen sipas madhësisë së popullsisë së secilit vend, me Gjermaninë që ka më shumë 96 vende e ndjekur nga Franca me 81, Italia me 76 dhe Spanja me 61./rtsh
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat