“Unë besoj se në zgjedhjet e ardhshme do dalim edhe më të fortë se në ato të shkurtit të vitit 2021.”
Me këtë pohim, Albin Kurti tregoi se nuk i merr në konsideratë sondazhet, të cilave u referohen partitë opozitare në Kosovë, të cilat e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje humbëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I bindur për fitoren, por Kurti refuzoi të sqaronte zërat se midis tij dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka patur një pakt për “koalicion”, në këmbim të Presidencës, e cila në mandatin e parë i është “dhuruar” Vjosa Osmanit.
I pyetur në A2 CNN se përse dështuan diskutimet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Kurti tha se partitë e tjera opozitare refuzuan propozimin e PDK për të shpërbërë parlamentin, për të cilin sipas tij Vetëvendosje ishte plotësisht dakord.
“Prej momentit kur unë ndodhesha në vitin e fundit të qeverisjes, isha i interesuar që të takohem me opozitën dhe ta diskutojmë muajin dhe stinën e zgjedhjeve. Nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës sime. Kreu i PDK ka dhënë idenë për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëse opozita do ishte pro dhe VV do ishte pro. Për mua në vitin e fundit të qeverisjes nuk ka rëndësi në cilin muaj do mbahen zgjedhjet., por në përgjithësi dihet se në Kosovë zgjedhjet mbahen o në pranverë o në vjeshtë. Nëse shkon mandati deri në fund i bie të mbahen në dimër. Por unë kam besuar se është më e logjikshme që tradita të vazhdohet dhe të mbahen në pranverë ose vjeshtë, në koordinim edhe me opozitën.”
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve