Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk mund të u shpreh se ai nuk mund të gabojë me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai risolli në mendje akordin e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiç për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët.
“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën. Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%.”, tha Kurti në A2CNN.
Më tej, Albin Kurti foli dhe për draftin e propozuar nga i dërguar Lajçak për asociacionin, për të cilin tha se duhet ta dërgojë në Komisionin e Venecias.
“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët.
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...