Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy vetura të vjedhura në Kosovë, arrestohet një 37-vjeçare

19:41 | 5 Qershor 2024
E.G

Janë sekuestruar dy automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen.

Për këtë është arrestuar 34-vjeçarja, Alketa Pjetri e cila dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.

Po ashtu është proceduar penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjetet.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së 34-vjeçares, por dhe rolin e administratorit të servisit ku u gjetën dy automjetet e vjedhura në Kosovë/abcnews.al

Të ngjashme