Kosova “shpëton lehtë”, Norvegjia e mbyll pjesën e parë më një gol epërsi

19:56 | 5 Qershor 2024
KRG

Kombëtarja e Kosovës është duke zhvilluar një ndeshje miqësore si mysafire e Kombëtares së Norvegjisë në Oslo.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në favor të “Vikingëve” me rezultat 1-0, ku autor i golit ishte Erling Haaland i cili gjeti golin në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.

“Dardanët” patën disa raste të bukura, mirëpo nuk arritën t’i finalizojnë ato. /Arbresh.info

Të ngjashme