Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një këmbimore në Prishtinë, i sekuestrohet vetura dhe një armë zjarri AK-47

18:39 | 5 Qershor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për grabitjen në në lagjen Tophane në Prishtinë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar në Obiliq të dyshuarin i cili është i lënduar, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit  AK-47.

Komunikata e plotë:

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen  një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e  Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Grabitet një këmbimore në Prishtinë

Të ngjashme