Netanyahu: Izraeli, i përgatitur për një “aksion të fuqishëm” në afërsi të Libanit

16:18 | 5 Qershor 2024
KRG

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vizitoi vijën kufitare me Libanin të mërkurën, nga ku deklaroi se Izraeli ishte i përgatitur për një aksion të fuqishëm në veri.

Izraeli ka njoftuar gjithashtu një fushatë të re ushtarake kundër Hamasit në Gazën qendrore, ku mjekët palestinezë thanë se dhjetëra njerëz ishin vrarë si pasojë e sulmeve ajrore.

Kështu, komplikohen bisedimet që priten të mbahen mes ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Të paktën 44 palestinezë, janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në zonat qendrore të Rripit të Gazës që nga e marta, thanë zyrtarët shëndetësorë në enklavë.

“Zhurmat e bombardimeve nuk u ndalën gjatë gjithë natës”, tha 30-vjeçarja Aya, e cila është zhvendosur në Deir Al-Balah si pasojë e luftës./A2CNN

Të ngjashme