Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se dy strukturat që do të shërbejnë si kamp për emigrantët, në Shëngjin dhe Gjadër, do të jenë funksionale që prej datës 1 gusht.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shëngjini me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ajo u shpreh se fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë.
“Për sa i përket opozitës, ajo bën punën e saj, është normale. Nëse nuk do ta bëja këtë, do më thoshin po bën fushatë elektorale. Pra, unë gjithsesi po bëj punën time, sepse unë ndjek çdo gjë që duhet bërë, ju nuk mund të kërkoni që unë të zhdukem, unë nuk po bëj fushatë elektorale këtë muaj. Shkoj në Shqipëri, më thonë është fushatë zgjedhore. Çfarë duhet të bëj? Po bëj punën time. Dy strukturat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën do të jenë operative prej datës 1 gusht, flitet aktualisht për më tepër se 1 mijë vende dhe pastaj për të mbërritur te shifra 3 mijë siç kemi folur he siç kemi rëndë dakord”, theksoi Meloni./abcnews.al
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...