Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje miqve të Italinë veriore që të votojnë Muharrem Marco Salihun në zgjedhjet Parlamentare Evropiane.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli theksoi se Salihu përfaqëson vlerat më të mira të një shqiptari dhe qytetari evropian, përcjell Arbresh.info.
“Të gjithë miqve të mi në Italinë Veriore ju bëj thirrje që të votojnë për Muharrem Marco Salihun në zgjedhjet për parlamentin evropian. Muharremin e kam mik dhe përfaqëson vlerat më të mira të një shqiptari dhe qytetari evropian. Ai duhet të jetë zëri i të gjithëve në parlamentin evropian”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga nesër deri të dielën (6-9 qershor) në 27 vendet e Bashkimit Evropian./Arbresh.info
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve