Hetimi disamujor rezultoi me arrestimin e dy kosovarëve për spiunazh, Prokuroria Speciale jep detaje

14:53 | 5 Qershor 2024
L G

Dy persona janë prangosur gjatë ditës së mërkurë nën dyshimin për veprën penale “spiunazhi”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe të njëjtit dyshohen për spiunazh.

Po ashtu sipas prokurorisë, gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, janë bastisur dy lokacione.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, bënë të ditur prokuroria.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se bashkëpunuan me BIA-n serbe

Të ngjashme