“Rama u sulmua për shkakun tonë”, Meloni në Lezhë: Marrëdhëniet e fqinjësisë nuk cenohen

14:15 | 5 Qershor 2024
E.H

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën për shtyp që po mban pasi inspektoi punimet në qendrën pritëse për emigrantët në Lezhë, iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me sulmet e bëra së fundmi ndaj qeverisë shqiptare pas miratimit të marrëveshjes muaj më parë.

“Mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria dhe populli shqiptar por besoj se janë qëndrime të ligjshme apo të legjitimuara të ndryshme armiqësore ndaj qeverisë italiane dhe që luajnë edhe në këndvështrimin e tyre duke shpalosur të gjithë qëndrimin e tyre. Unë mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur qeverinë italiane sulmohet edhe një partner ndërkombëtar, sepse nuk dëmtohet thjesht qeveria italiane por edhe Italia. Pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes, e gjithë kjo është pjesë e përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane. Këtu rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit. Gjithsesi shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj, shpreha dagishmërinë dhe solidariterin që ta hedhin poshtë këtë përbaltje dhe premtoj se në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha propozimeve apo marrëveshje që realizojmë. S’mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë apo me vendet e tjera.”, tha Meloni./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme