Zhduket një grua në Pejë

10:27 | 5 Qershor 2024
K.B

Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se një grua është zhdukur.

Sipas policisë, viktima femër nga data 1 qershor është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.

“Pejë / 01.06.2024-NN. Me 04.06.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare nga data e lartëcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme