Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe dje Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e 71-të, gazetarin Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë. Gazetari Nuhi Bytyçi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Speciale.
Gazetari Nuhi Bytyçi gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk dëshiron që Specialja e sidomos Zyra e Prokurorit të Specializuar ta konsiderojë librin e tij si dëshmi për t’i akuzuar ish-krerët e UÇK-së.
“Nuk dua që kjo Gjykatë e sidomos Prokuroria, këtë libër timin ta konsiderojë si një dëshmi për të akuzuar luftëtarët e lirisë”, ka thënë ai derisa po pyetej nga prokurori Matt Halling për librin e tij “Libri i Luftës”./rtk
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...