Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:10 në Reçan të Suharekës.
Rastin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është dërguar pa shenja jete në spital.
“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete. Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka.“, konfirmoi ai.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave dhe dëshmive.
“Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij.”, tha ai./Arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...