Çiljeta Xhilaga është shpallur finalistja e parë e reality show-t “Ferma VIP”, duke siguruar kështu vendin në finalen e 12 qershorit.
Këngëtarja fitoi imunitet, pasi iu kalua “hajmalia” nga Xhensila Pere, e cila i dhuroi kështu vendin për finale fermeres. Çiljeta u vendos para zgjedhjes “imunitet apo surprizë” dhe zgjodhi që të kishte imunitetin, ndonëse nuk e dinte se çfarë simbolizonte hajmalia.
Çiljeta është kthyer ndër personazhet e preferuar të “Ferma VIP”, falë historive që ka ndarë me publikun, si dhe marrëdhënies së ngushtë që ka me Fernandon, djalin e saj, si dhe Bekon, djalin e Albanit, nga martesa e tij e parë me të shoqen e ndjerë.
Çili ka befasuar pozitivisht publikun, duke u shfaqur si një grua që i ka rritur, dashur dhe edukuar të dy djemtë njësoj, si dhe një person i ndjeshëm dhe shumë i kujdesshëm për fermën dhe banorët./anabel
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...