Google ADS

E konfirmon Prokuroria: Shkumbin Sekiraqa i dyshuar për plagosjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë

12:01 | 4 Qershor 2024
A Z

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plagosjes me armë ndaj një personi në fillim të muajit mars, është vetëdorzuar.

Ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.nfo zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuarit Sh.S., per shkak te vepres penale “Vrasja ne tentative”.

Incidenti kishte ndodhur më 4 mars në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person, teksa dyshohej se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.

Personi që u plagos me armë zjarri ishte Premtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht ishte sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë. Gashi – ishte anëtar i familjes së njohur si “Capat”./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme