Shqipëria U-21 po përgatitet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.
Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Klevi Qefalija, i cili do të zëvendësojë mesfushorin e Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, që u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.
Grupi ka kryer stërvitje intensive nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë.
Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Podgoricës, aty ku do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena”.
Ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin do të zhvillohet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...