Giuseppe Marotta është presidenti i ri i Interit. Administratori i Deleguar i zikaltërve ka marrë besimin e fondit amerikan Oaktree për të zënë vendin e Steven Zhang, në krye të klubit zikaltër, teksa vendimi zyrtar ka ardhur paraditen e të martës.
Në prag të nisjes së Asamblesë së aksionarëve, fondi amerikan ka lëshuar edhe një deklaratë zyrtare, ku njofton emërimin e Giuseppe Marottës si president të klubit zikaltër. Vetë Marotta pranoi detyrën e re dhe nuk ngurroi të falënderojë fondin amerikan për besimin e dhënë.
“Dëshiroj të falënderoj Oaktree për besimin e dhënë dhe mundësinë për të punuar krah tyre dhe Këshillit të Administrimit. Ky emërim është një mirënjohje e madhe ndaj meje dhe njerëzve me të cilët kam punuar gjatë këtyre tre vite për të mbajtur klubin në nivele të larta. Jam krenar që jam pjesë e Interit dhe konfirmoj angazhimin maksimal për të bërë më të mirën për shoqërinë”, u shpreh Marotta.
Italiani merr përsipër kështu një tjetër detyrë të rëndësishme, atë të presidentit, teksa ky vendim mund të konsiderohet një lajm mjaft I mirë në ambientin zikaltër, pasi Marotta është një ekspert i çështjeve sportive.
F.C. Internazionale Milano S.p.A. announces the proposed appointment of Giuseppe Marotta as President and new members to its Board of Directors
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) June 4, 2024
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...